Vdesin aksidentalisht dy persona, njëri bie nga shkallët, tjetri nga pema

Dy persona kanë humbur jetën në mënyrë të papritur në dy raste të ndryshme, njëri në Lezhë dhe tjetri në Tropojë. Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kotërr të Lezhës, ka rënë nga shkallët e bodrumit të banesës 86-vjeçarja V.Z. Gruaja dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të humbjes së ekuilibrit prej pleqërisë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen në spital. Rasti i dytë ka ndodhur në Tropojë, ku viktimë ka mbetur një burrë. Në fshatin Shumicë mesditën e së enjtes, 60-vjeçari M.M., aksidentalisht është rrëzuar nga pema dhe ka humbur jetën. Për të dyja këto raste materialet iu referuan për vlerësim Prokurorive të rretheve përkatëse, për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakRAPORTI I NATO: KUSHTI QË MBAN PENG NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërXHAÇKA TAKON LU: DISKUTUAM PËR PARTNERITETIN E SIGURINË NË VEND