Raporti i NATO: Kushti që mban peng negociatat me Shqipërinë

Në një raport të Aleancës së Atlantikut të përgatitur në qershor të këtij viti analizohet situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, çështja e integrimit në BE, duke u ndalur edhe tek situata politike në Shqipëri dhe aspirata për integrim e vendit tonë. “Në 15 vitet e fundit shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë patur vështirësi në shumë cështje, duke nisur nga tranzicioni nga komunizmi në demokraci. Këto shtete janë përballur me tensione politike, etnike si dhe me menergjencën për të krijuar institucione të reja. Por pavarisht të gjithave këto shtete vijojnë ende të kenë problem me një qeverisje të dobët, të përballen me korrupsionin, paqëndrueshmërinë politike si dhe pafuqinë përballë fuqive të huaja. Rajoni ende përballet me probleme si pronat, apo kontrolli I medias nga grupe të caktuara” thuhet në raport Duke u ndalur tek Shqipëria në raportin e qershorit 2017 nënvizohet se Komisioni Europian i ka komunikuar Tiranës zyrtare se data e negociatave nuk do të hapej pa plotësuar dy kushte. Kushti i parë ishte që qeveria shqiptare duhet të rihapte dialogun politik me opozitën parlamentare. Duhet përmendur fakti se ky kusht tashmë është plotësuar, opozita hyri në zgjedhje të cilat u mbajtën në 25 qershor 2017 Tashmë mbetet kushti i dytë: Kushti i dytë është që Shqipëria duhet të realizojë reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore. Duke u ndalur tek zhvillimet politike para zgjedhjeve të qershorit thuhej se opozita kërcënonte bojkotin e zgjedhjeve, ndërkohë që kishte bojkotuar Parlamentin përkundër apelimeve të BE ndaj opozitës për t’u kthyer në kuvend për të miratuar reformën në drejtësi. Reforma përfshin verifikimin e 750 gjyqtarëve, për të cilët NATO ka marrë si burim Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politiken e jashtme. Por që kur këto kushte u vunë nga BE, NATO thotë se Shqipëria ka bërë përparime. Në fund të qershorit kryeministri Edi Rama dhe Lulëzim Basha, lider i opozitës kryesore arritën një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që u organizuan dhe mbikëqyren nga një qeveri kujdestare. Opozita u kthye në Parlament për të votuar organet e Vetingut. Verifikimi i gjyqtarëve ka qenë prioriteti kryesor për Komisionin Evropian pasi e sheh këtë reformë se thelbësore për procesin e shumë të nevojshëm të reformës gjyqësore në vend. Duke u ndalur tek konkluzionet e rapotit për Ballkanin Perëndimor, nënvizohet se korrupsioni dhe sundimi I ligjit mbeten cështje problematike në rajon. Sistemi politik duhet të jetë më transparent.Dhe media duhet të luajë një rol të rëndëishëm në këtë pikë. Po ashtu përmendet edhe fakti se Ballkani është i brishtë përballë fuqive të huaja.

Artikulli paraprakE DENONCON IMAMI: HAJDUTI VJEDH KËPUCËT TEK XHAMIA
Artikulli tjetërVDESIN AKSIDENTALISHT DY PERSONA, NJËRI BIE NGA SHKALLËT, TJETRI NGA PEMA