Një vendim i Senatit të Universitetit Luigj Gurakuqi më 6 Tetor ka acaruar studentët e viteve të dyta që nuk kanë arritur të mbledhin së paku 30 pikë/kredite.

Studentët pretendojnë se ky vendim është i padrejtë, përderisa vitet e para mund të hyjnë në vit të dytë vetëm me 20 kredite, ndërkohë që ky vendim nuk është zbatuar për vitet e dyta. Në bazë të nenit 29 të rregullores së studimeve të cilkit të parë Bachelour, studenti i vitit të parë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet të ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 20 pikë/kredite. Studenti i vitit të dytë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 30 pikë kredite. Për këtë vendim të Senatit, studentët thonë se është i padrejtë dhe i pakonsultuar.

Artikulli paraprakBUXHETI, ADEMI: NA PENGON MUNGESA E LIGJIT TË FINANCAVE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE