Policia e Shkodrës ka proceduar autorin e dyshuar të goditjes së një shtetasi pas publikimit të videos në mediat online dhe ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë Ngjarja ka ndodhur në datë 12 prill rreth orës 14:00, në rrugën “Bulevardi Skënderbeg” Shkodër.

Për motive të dobëta Aldo Doçaj, 35 vjeç, nga fshati Bardhaj i Shkodrës ka goditur me grusht shtetasin A. Ç. nga ky qytet. Specialistët e Krimeve kanë shoqëruar autorin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e të lënduarit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. Doçaj po ndiqet në gjendje të lirë. Gjithashtu u referuan materialet në organin e akuzës edhe për punonjësin e Policisë Rrugore të Shkodrës Taf Vokrri, për veprën penale “Mosdhënie ndihme”, neni 97 i Kodit Penal. Ndërkohë ndaj punonjësit të policisë u mor masa e pezullimit nga detyra dhe nisja e ecurisë disiplinore, pasi është treguar i njëanshëm në kryerjen e detyrës, pa ndonjë arsye nuk i ofron ndihmë qytetarit, nuk ndërhyn kur e kërkon nevoja, duke dëmtuar imazhin e Policisë. Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes të ligjit apo shkeljeve nga punonjësit e policisë duke garantuar marrjen e masave të menjëhershme.

Artikulli paraprakPROTESTAT E ROMËVE, REAGON BASHKIA E SHKODRËS
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT TË SHKODRËS, NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR NË KINË