MINISTRIA URDHËR PËR INSPEKTIMIN E TË GJITHË PUNONJËVE NË VEND. Pas publikimit të videos së dhunës në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodrës, drejt kryeqëndrës së veriut është nisur në grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës.

“Pas publikimit në disa portale online të një video ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj famijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës” thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale. Nisur nga rasti i rëndë në Shkodër, kreu i kësaj Ministrie Blendi Klosi ka urdhëruar ditën e sotme Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në rang Republike, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit. Ministri Klosi i kërkon oganeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shëmbullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.

Artikulli paraprakVIDEO SKANDALI I FËMIJËVE, REAGON PD
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ FËMIJËVE, I SHQETËSUAR AVOKATI I POPULLIT