Pas shqetësimit te ngritur mbi mungesën e mamografise ne poliklinikën e qytetit te Shkodrës ,Spitali Rajonal Shkodër përmes nje deklarate per mediat informoi opinionin publik se tashme kjo pajisje do te jete ne dispozicion te çdo gruaje qe kërkon te realizoje kete egzaminim mjaft te nevojshëm ne luftën ndaj parandalimit te kancerit te gjirit.

Spitali rajonal informon se deri tani jane diagnostikuar 130 persona prej te cileve 3 femra kane rezultuar pozitive pas analizimit.Spitali Rajonal Shkoder vazhdon ti beje thirrje te gjitha grave dhe vajzave te jene pjese e ketyre egzaminimeve pasi mamografia do te jete falas deri ne fund te muajit tetor.Sic dihet aparatura e mamografise mungonte prej ditesh ne polikliniken e qytetit teksa kjo mungese kishte sjell konfuzion edhe tek pacientet femra te cilat shpreheshin te zhgenjyara nga mungesa e ketij sherbimi.Tetori është muaji i cili i përkushtohet luftës kundër tumorit më të shpeshtë malinj tek femrat, Objektivi kryesor i të gjitha fushatave ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje të tmerrshme, zbulimin e ilaçit dhe informimin e femrave dhe vajzave adoleshente në lidhje me rëndësinë e shëndetit të gjirit.