Që prej fillimit të javës në vend ka mbizotërur mot i ftohtë dhe me temperatura të ulëta. Sipas Meteoalb, moti i ftohtë ka pushtuar ë të gjithë territorin shqiptar, por në Veri dhe Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C.

Artikulli paraprakPUTIN: MBËSHTESIM ÇDO ZGJIDHJE PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërKRYETARI I PARLAMENTIT TË MAQEDONISË NË TIRANË, TAKIM ME RUÇIN DHE METËN