Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Apoloninë e Fierit në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në pjesën e parë trajneri i Vllaznisë Brdariç aktivizoi ekipin e dytë ndërsa në pjesën e dytë aktivizoi ekipin e parë. Kuqeblutë krijuan disa raste por ajo që mbetet problem është finalizimi edhe në rastet kur lojtarët dalin të vetëm me portierin. Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima i pranishëm në këtë përballje tha se Liga Profesioniste do të vijojë bojkotin derisa sa qeveria të përmbushë kërkesat dhe se Presidentët e ekipeve nuk do të shkojnë në asnjë takim me qeverinë.

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç aq sa është i kënaqur me disa momente loje, e shqetëson fakti që ekipi nuk arrin të konkretizojë përpara portës.

Tashmë është e paqartë se kur do të fillojë Superliga për shkak të bojkotit që lidhet me disa kërkesa që Liga Profesioniste i ka dërguar qeverisë shqiptare të cilat deri më tani nuk janë plotësuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, 40-VITE NGA VDEKJA E IMZOT ERNEST ÇOBA
Artikulli tjetërSOT NJË VIT NGA TËRMETI I 21 SHTATORIT, RAMA: 65 FAMILJE PËRFITUAN SHTËPITË E RINDËRTUARA, NE BËJMË ATË QË THEMI