Qe prej datën 6 janar ekipi I Vllaznisë gjendet ne Ulqin të Malit të ZI për fazën përgatitore. Nga sa bëhet me dije trainer Gjoka po u zhvillon dy seanca stërvitore në ditë për të rritur rendimintin e skuadrës .

Por një vëmendje maksimale po I kushtohet edhe merkatos së janarit ku edhe pse nuk ofron shumë mundësi zgjedhjeje tek Vllaznia po mundohen të bëjnë zgjedhjet e duhura siç ishte zyrtarizimi me Xhevahir Sukaj dhe Sedat Berisha. Por tek kuqeblutë bëhet me dije se janë në kërkim edhe të dy lojtarëve të tjerë në pozicionet e mbrojtës dhe qendër-mbrojtës e pikërisht për këto dy pozicione po lakohen emra të ndryshëm se ardhje të mundshme tek ekipi shkodranë. Si dy nga emrat më të përmendur janë ai I Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi.

Përsa I përket Malotës trainer Ernest Gjoka e njeh mirë si lojtarë dhe mundesitë janë që ai të vishet kuqeblu meqënëse sëfundmi ai është një lojtarë I lirë pasi u largua nga Partizani. Edhe Krasniqi është një tjetër futbollist që sapo e ka mbyllur kapitullin e tij me skuadrën e lartpërmendur dhe shihet si favorit për tek Vllaznia.

Drejtuesit e klubit shkodranë po tregohen mjaft të mbyllur sa I përket dhënies së informacioneve rreth afrimeve të mundshme tek Vllaznia gjatë kësaj merkatoje ku ka mbetur edhe pak kohë në dispozicion për të realizuar afrimet e duhura. Gjithësesi nga pankina kuqebluve bëhet me dije se brënda pak ditësh do të realizohen edhe dy afrimet që skuadrës I nevojiten dhe këtu do e mbyllin merkaton e janarit për ta.

Artikulli paraprak9 JANARI, NJË NGJARJE APO NJË FENOMEN ?!
Artikulli tjetërRIKUPERIMET E VLLAZNISË, GOCAJ DHE PJESHKA GATI