Sulmuesi i Vllaznisë Ardit Hoxhaj duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë sportive. Sulmuesi u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe u kthye në një lojtar deçiziv në fitoren 3-1 përballë krutanëve duke realizuar dy prej golave të kësaj fitoreje. Pas ndeshjes sulmuesi kuqeblu është i lumtur që ka shënuar ndërsa thotë se e rëndësishme është që të fitojë skuadra pavarësisht se kush shënon…

Futbollisti i Vllaznisë që shënoi këtë dy golësh ndaj krutanëve thotë se skuadra kuqeblu po kthehet tashmë sërish tek rezultatet pozitive duke lënë pas atë moment jo të mirë që patën në disa ndeshje të mëparshme…

Ndeshjen e radhës që Vllaznia ka me Laçin sërish në Shkodër, Hoxhaj nuk e quan aspak një sfidë të lehtë ndërsa kërkon që ekipitë vijojë me një tjetër fitore…

Ardit Hoxha sezonin e kaluar e nisi mjaft mirë me Vllazninë duke realizuar disa gola të rëndësishëm ndërsa këtë sezon fillimisht ka qenë në stol ndërsa tashmë duket se po rikthehet për të qenë sërish një lojtar i rëndësishëm për kuqeblutë.

Artikulli paraprakSHKODËR, GARA ME BIÇIKLETA PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE (VIDEO)
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 3-1 ME KASTRIOTIN DHE RIGJEN QETËSINË (VIDEO)