Vllaznia bën realitet ëndrrën e saj. Shkodranët shpallen kampion për të 20-ën herë në kampionatin kombëtar të boksit për të rritur. Dita finale rezultoi spektakolare me ndeshje plot rivalitet e një pallat sporti të mbushur që ia shtoi vlerat këtij aktiviteti të rëndësishëm. Edhe në ditën finale Vllaznia dhe Tirana rivalizuan pothuajse deri në fund. Ndeshja e peshës 81 kilogram vendosi përballë dy shkodran.

Bekim Vjerdhën që boksonte për Dinamon dhe Arjon Kajoshin të Vllaznisë. Një sfidë që emocionoi të gjithë. Kajoshi i Vllaznisë, vetëm 19 vjeç fiton titullin e tij të parë kampion. Një tjetër përballje që ekzaltoi tifozët ishte ajo e peshës 91 kilogram. Në ring përballë njëri-tjetrit ishin Aleksandër Ramo i Tiranës dhe Kristjan Demaj i Vllaznisë. Një përballje që vendosi shumë për titullin kampion mes Vllaznisë e Tiranës. Demaj zhvilloi një ndeshje të bukur duke dhënë goditje të sakta dhe fitoi takimin e tij duke siguruar kështu praktikisht fitimin e titullit kampion. Në fund boksierët e Vllaznisë, trajnerët e saj festuan bashkë me tifozët e shumtë trofeun e 20-të për kuqeblutë, i shumëpritur në Shkodër duke thyer kështu një rekord. Tashmë Vllaznia rikthehet tek titullit kampion duke ia rrëmbyer Tiranës fronin e cila e fitoi vitin e kaluar. Boksieri më i mirë u shpall Anxhelo Merkohasanaj i Tiranës, me tekniku Klevis Vrapi i Teutës, i perspektivës Arjon Kajoshi i Vllaznisë dhe më luftaraku Taulant Zajmi i Dinamos.

Artikulli paraprakNga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Artikulli tjetër“KANDILI I ARGJANDIT”, MBAHEN PROVAT GJENERALE