Vllaznia-Partizani do të jetë super-sfida e javës së 10-të në “Abissnet Superiore”. Kuqeblutë rikthehen të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Partizanit kryesues, një ndeshje në fakt që pritet të jetë delikate për shkodranët. Një nga ishët e të dy skuadrave, Alsid Tafili, dha një mendim për këtë ndeshje me mjaft me rivalitet, siç është ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Tafili tregoi edhe se cfare mund ta beje diferencen ne kete ndeshje.
Tafili u ndal edhe te humbja e fundit kundër Laçit, por edhe për dëshirën e tij për ta parë Vllazninë kampione në fund të sezonit.
Në karrierën e tij, Alsid Tafili ka dhënë një kontribut të madh si për Vllazninë, ashtu edhe për Partizanin, por krahas tyre ka luajtur edhe me ekipe të tjera si Elbasani, Tërbuni, Laçi, Liria e Prizrenit, Teuta apo edhe Besa e Kavajës.