Vllaznia pas fitores me Partizanit do të presë në këtë fundjavë për përballjen e radhës ekipin e Skenderbeut. Pavarësisht se korçarët janë në zonën e ftohtë të renditjes trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç shprehet se Skenderbeu është nje ekip me lojtarë të mirë ndaj Vllaznia duhe të japë maksimumin për të siguruar fitoren.

Fitorja ndaj Skenderbeut nga Vllaznia sipas teknikut Brdariç është e nevojshme në mënyrë që skuadra shkodrane të ngushtojë edhe më shumë diferencën me Tiranën kryesuese.
Futbollisti i Vllaznisë Heriç i cili pritet të jetë nga minita e parë në këtë përballje thotë se do japë maksimumin për të justifikuar besimin e stafit teknik.

Vllaznia aktualisht është në vendin e tretë me shtatë pikë më pak se Tirana kryesuese ndërsa Skenderbeu ka11 pikë dhe ndodhet në vendin e 8-të ndaj në Shkodër do të kërkojnë një rezultat pozitiv në luftën për mbijetesë.

 

Artikulli paraprakRAMA: PS SHKODËR ZERO, VEÇ LULJA E PS MERR 3 DEPUTETË
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI NË KUVENDIN E BERISHËS: HISTORIA PO NA THËRRET SERISH SI 31 VITE ME PARË, PD 8 VITE VETËM REZULTATE NEGATIVE