NË SKUADËR DO TË MBËRRIJNË NJË MBROJTËS E DY MESFUSHORË .

Pasi kanë bërë seleksionimet e para, drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë janë duke realizuar disa afrime të tjera. Këto lojtarë janë duke u trumpetuar si lojtarë cilësorë që pritet të bëjnë një punë të mirë tek skuadra. Kështu fillimisht, në shkodër ka mbërritur një futbollist nga italia, Mattia Paparelli. Lojtari në fjalë është 21 vjeç, dhe luan me Sienën. Ai është mesfushor qëndre dhe mendohet të jetë një përforcim I rëndësishëm për ekipin, stërvitjen e parë me ekipin do ta nisë ditën e martë. Ndërkohë që po ditën e martë në shkodër do të vijnë dy lojtarë të tjerë. I pari është  Jasmin Mecinovikj.  Ka lindur në vitin 1990 dhe luan si mbrojtës qendre. Mecinovikj shikohet si një ndër lojtarët cilësorë pasi aktivizohet me kombëtaren Maqedonase. Ndërsa nga ekipi i Novi Pazar, Serbi, do të mbërrijë lojtari Sadin Smajoviç, mesfushor i ditëlindjes, 1995. Përveç të huajve mësohet se Vllaznia është në bisedime dhe me dy futbollistë të supërligës shqiptare që kanë luajtur me skuadrën e Bylisit, sezonin e kaluar. Bëhet fjalë për Albi Llengën që ndonse ka qenë në Shkodër por nuk është përfshirë në skuadër për shkak se duhet të mbyllë problemet që ka me drejtuesit e skuadrës së Bylisit. Po ashtu  kuqeblutë janë në tratativa dhe për mbrojtësinë e majtë Endrit Idrizaj. Mëgjithatë mësohet se është duke u biseduar me presidentin Kapllanaj për kartonat e tyre. Këto janë dhe lëvizjet e fundit në kampin shkodran ku ditën e martë në senacat stërvitore do të mësohet më shumë dhe për ato lojtarë që do të vijnë. Me interes është nëse futbollistët që do të vijnë do të testohen fillimisht apo do tu ofrohet menjëherë një kontratë.

Artikulli paraprakSHKODËR, RENDI NË 24 ORË ( Video )
Artikulli tjetër2014, VIT I ZI PËR AKSIDENTET AJRORE