Votimi për dy vendet që mbetën bosh në bordin e ri të Vllaznisë nga ana e anëtarit të PS në këshillin bashkiak të Shkodrës Renato Radoja që shpëtoi PD-në dhe të djathtët të cilët nuk kishin votat e mjaftueshme duket se do t’i kushtojë shumë.

Burime nga partia socialiste, forcë politike të cilës i përket Radoja bëjnë me dije se këtij të fundit i është kërkuar dorëheqja nga posti i anëtarit të këshillit bashkiak. Votimi nga një i majtë në fakt për të djathtët ka bërë shumë përshtypje dhe mbi të gjitha edhe zyrtarisht është vërtetuar se në këshillin bashkiak nuk ka aspak qëndrim politik për të cilin kanë votuar qytetarët por më sëshumti në raste të tilla pazare votash sa në njërin krah në tjetrin dhe rasti i Radojës ishte i fundit sepse edhe 4 herë të tjera është provuar në votimet e fshehta. Bashkë me grupin e këshilltarëve të partisë socialiste një prej atyre që ka kërkuar dorëheqjen ka qenë edhe vetë deputeti i PS Namik Kopliku, mendim të cilin e ka shprehur publikisht kohë më parë para se të ndodhte votimi për bordin e Vllaznisë. Pavërësisht qëndrimit të partisë socialiste dhe kërkesës që Renato Radoja të japë dorëheqjen në këshillin bashkiak të Shkodrës, ky i fundit përmes një komunikimi për “Star Plus” ka konfirmuar se nuk ka aspak ndër mend që të veprojë në mënyrë të tillë dhe se do vijojë që të jetë pjesë e këshillit bashkiak. Natyrisht nëse Radoja nuk dorëhiqet siç i është kërkuar për shkak të votës shpëtimtare për të djathtët për bordin e Vllaznisë atëherë raportet mes të majtëve por edhe koalicionit ku bën pjesë edhe LSI mund të lëkunden ndërsa ato që përfitojnë janë të djathtët të cilët mund të quhen edhe profesionistë apo të zanatit në qoka të tilla politike.

Artikulli paraprakURUÇI: NË SPITALIN E SHKODRËS PUNOHET FORT, SHUMË INVESTIME
Artikulli tjetërOSJA: 31 DHJETORI AFATI I FUNDIT PËR KARTAT E SHËNDETIT