Prokuroria nuk ka ecur me hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë prove dhe fakt që portugezi Ruben Saraiva të jetë i përfshire në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në vitin 2023 në Shëngjin. Ky eshtë pretendimi i avokatit të të akuzuarit Kujtim Cakrani, i cili përmes një kërkese drejtuar Gjykates së Lezhës kërkon zëvendesimin e masës së sigurise për klientin e tij, vendim i cili pritet të merret me 16 tetor, pasi seanca gjyqësore e dites se sotme u shty pershkak të mungeses së përkthyesit.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim të formes së prere.

Artikulli paraprak15 MLN EURO MBËSHTETJE PËR FERMERËT
Artikulli tjetërGAZMENT BARDHI: NESËR DO TË JEMI NË SEANCË! MUND TË NA VËNË PËRBALLË POLICINË E USHTRINË, POR…