Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peqin në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj, Peqin.

“Në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin” njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprakVRAU ME ARMË QENIN, GJOBITET ME 30 MIJË EURO
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT E BORES NE QARKUN SHKODER, DISA FSHATRA PROBLEME ME ENERGJINE ELEKTRIKE