Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Viktima mësohet se është një 30-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit të Korçës në lagjen nr 10 të qytetit, që njihet ndryshe si lagjia e Francezëve.

Mësohet se viktima është tentuar ët dërgohet në spitalin e qytetit të Korçës për të marrë ndihmën e parë, por pa rezultat.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së 30-vjeçarit, por policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet.

Policia është nisur drejt vendngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes

Artikulli paraprak“PËRMBUSHNI REFORMAT PARA QERSHORIT”, HAHN: 2019, VENDIMTAR PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërFERMË DROGE NË ANGLI, DY SHQIPTARË NË PRANGA, I TRETI NË ARRATI