Disa prej shkollave që ndodhen në 10 ish-komunat që i janë bashkuar Bashkisë Shkodër ndodhen në gjendje të degraduar.

Këtë fakt e pranon përgjegjësi i zyrës së arsimit në bashki Ludovik Vuka sipas të cilit për rikonstruksionin e tyre duhen fonde të konsiderueshme.

VUKA: BASHKIA S’KA MUNDËSI TË INVESTOJË E VETME

Bashkia thotë Vuka aktualisht nuk është në gjendje që të mundësojë rikonstruksionin e këtyre shkollave pa ndihmën financiare të ministrisë së arsimit.

Nxënësit në shumë prej këtyre shkollave që janë në gjendje jo të mirë duhet të vijojnë që ta zhvillojnë mësimin në ato kushte.

Shkollat në Grudë të re, në Postribë, Bërdicë por edhe në zona të tjera janë më problematiket dhe kërkojnë një rikonstruksion të plotë.