WhatsApp sapo ka prezantuar risinë e re që pritet të konkurojë fort platformat e tjera të komunikimit. Bëhet fjalë për telefonatat me video (video calling).

Pas disa muajsh në fazën beta, gjiganti i teknologjisë në pronësi të Facebook e hodhi përditësimin e ri të martën për më shumë se 1 miliardë përdorues mujor. Kjo risi është lajm i keq për rivalë si Skype apo Facetime i Apple, teksa WhatsApp tashmë është në rrugë të mbarë për të kryesuar listën e aplikacioneve të komunikimit. Sipas njoftimit në blogun e e kompanisë, përdoruesit do të mund të bëjnë telefonata video me pajisjet Android, iPhone dhe telefonat Window gjatë ditëve në vijim.

Artikulli paraprakPROTESTA TË DHUNSHME KUNDËR OBAMËS NË GREQI
Artikulli tjetërHARTA – VENDET ME RREZIKSHMËRI MË TË LARTË, SHQIPËRIA NUK BËN PJESË