Tregtarët rrezikojnë që t’i mbyllin dyqanet për shkak të taksave të larta që kanë. Grupe të ndryshme të drejtorisë rajonale të tatim-taksave i janë rikthyer kontrolleve në tregun e Zdralës për të gjitha subjektet duke parë nëse kanë dokumentacionin e duhur dhe nëse kanë në funskion kasat fiskale. Vetë tregtarët kërkojnë ulje taksash.

Drejtori i kontrollit tatimor Pal Lera thotë se çështja e uljes së taksave është politikë e qeverisë ndërsa shprehet se detyra e tyre është që të ushtrojnë kontrollet duke zbatuar ligjin në fuqi… Shumë prej subjekteve në tregun e Zdrales kanë falimentuar për shkak se nuk arrijnë që të përballojnë taksat e larta. Në ditët në vazhdim mund të ketë edhe të tjera dyqane që mund të mbyllen.