Krimea i përket Ukrainës, si dhe rajoneve Donetsk dhe Luganskm kjo njihet në mbarë botën. Populli ynë nuk do të heqë dorë nga territoret tona sovrane.

“Kjo është shprehur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit. Zelensky iu përgjigj një pyetjeje rreth gatishmërisë së Kievit për të pranuar një marrëveshje paqeje nëse Rusia tërhiqet pas linjës së kontaktit të vitit 2014.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas tha se Kievi është gati “në çdo moment” të ulet në tryezën e bisedimeve, por shtoi se “problemi nuk është vullneti ynë. Për fat të keq kjo është ajo që Federata Ruse dëshiron të bëjë dhe nuk dëshiron të bëjë ende. Ukraina ka ofruar bisedime reale dhe thelbësore për paqen jo vetëm disa herë që nga 24 shkurti, por edhe më herët, që nga fillimi i mandatit tim.

“Lufta në Donbass filloi në vitin 2014 dhe më 24 shkurt të këtij viti filloi lufta gjithëpërfshirëse. Agresori është Rusia. Si mund të ketë paqe nëse Rusia nuk është gati për paqe?”, tha Zelensky.

Artikulli paraprakSUNNY HILL ZHVENDOSET NË TIRANË, VELIAJ: PRISHTINASIT E KOSOVARËT JANË EDHE TIRANAS, NË GËZIME E SFIDA DO TË JEMI BASHKË SI SHQIPTARË TË MIRË
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË VELIPOJË, POLICIA DREJT VENDNGJARJES