Në ditën e fundit të afatit janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 2 koalicione që kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Koalicioni i parë ishte “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i Partisë Socialiste, me 20 aleatë të saj më të vegjël. Koalicioni tjetër që regjistroi kërkesën quhet “Shpresa për Ndryshim”.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë 7 parti të vogla, si Aleanca Kuqezi, por edhe parti të djathta si Balli Kombëtar, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Ora e Shqipërisë, që kanë pranuar mandatet për deputet pas largimit të PD dhe LSI.