‘Zharrëza’, Rama ne komunikimin javor : PD përgjegjëse

Kemi gati zgjidhjen për banorët Kryeministri Edi Rama ka akuzuar PD si përgjegjëse për atë që ka ndodhur në Zharrëz kur ishte në pushtet, ndërsa tani qeveria ka gati zgjidhjen dhe dëmshpërblimet për banorët që protestojnë para Ministrisë së Energjisë. “Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën, por jo me operacionit. Mundësia tjetër është që të kenë ndodhur lëvizje të shtresave që provokojnë tërmete artificiale. Qeveria ndaloi injektimet dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës. Ndalimin e kërkojnë edhe ata që udhëtuan drejt Tiranës, por aktualisht nuk ka injektime të ujit teknologjik. Banorët të braktisur nga shteti, do të zgjidhim njëherë e mirë problemet. Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe invetari është në përfundim. Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë. Plan për punësimin. Po pse protesta kulmoi me një rrugëtim në këmbë. Banorëve u ka ardhur në majtë hundës nga një histori e ka zanafillën shumë vite më parë. Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës” deklaroi Rama.

Artikulli paraprakLU-VLAHUTIN, NË BORDIN E ONM-SË. ANGAZHIM PËR FINALIZIMIN E “VETTING-UT”
Artikulli tjetërKREU I ANTITERRORIZMIT BRITANIK :VENDI YNË ËSHTË NË SHËNJESTËR TË MILITANTËVE TË ISIS PËR SULME