Një muaj pas apelit të bërë për ndihmë në Star Plus,në familjen Gjoni në Malësinë e Madhe ka mbërritur baza e pare material për ndërtimin e një shtëpie të re. Alma Gjoni dhe 2 djemtë e saj të sëmurë, të cilët prej vitesh jetojnë në një banesë e cila nuk përmbush asnjë kusht normal për jetesë tashmë e kanë mundësinë të jetojnë në shtepine që gjithmonë kanë ëndërruar.

E zonja e shtëpisë, mes lotësh falenderon donatorët që siguruan bazën material për ndërtimin e shtëpisë.

Kërkesës për ndihmë I është përgjigjur shoqata humanitare Forumi I femrave Shqiptare të cilët kanë siguruar bazën material dhe fuqinë punëtore për ndërtimin e shtëpisë në harkun kohor të një muaji.

Brenda pak ditëve fillojnë punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes Gjoni, e cila ka kaluar një kalvar vuajtjesh si shkak të sëmundjes së dy djemve dhe humbjes së kryefamiljarit 7 vjetmëparë.

Artikulli paraprakSHKODËR, DHUNA ME BAZË GJINORE SHIFRAT NË RRITJE
Artikulli tjetërKOMISIONERËT SHKODËR, PD-LSI: KZAZ NUK ZBATOJNË LIGJIN