Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti në vitin 2015. Lajmin për arrestimin e ka dhënë Partia Socialdemokrate, e cila ka reaguar duke thënë se prangosja e deputetit ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Dardan Molliqaj është burri i ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Pak muaj më parë ata zhvilluan ceremoninë e martesës.

Artikulli paraprakPJERIN NDREU DORËZON MANDATIN E DEPUTETIT, GATI PËR BASHKINË E LEZHËS
Artikulli tjetërGOLEM, KANALET KULLUESE TË PAPASTRUARA