Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka nisur procesin e Vettingut për kryeprokuroren Arta Marku, për vlerësimin kalimtar të pasurisë, aftësive profesionale dhe figurës.

Seanca ka nisur në orën 10:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Arta Marku nuk është e pranishme vetë para KPK-së, por përfaqësohet nga avokatja e saj, Lirime Çukaj.

(Lirime Cukaj, avokatja mbrojtëse e Arta Markut sot në KPK)

ILDKPI na ka sjellë raport se Arta Marku ka bërë deklarim të saktë. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka as deklarim të rremë.

Ne kemi bërë hetim të thelluar dhe të pavarur. Hetimi nga KPK është bërë për pasuritë, një apartament banimi 103m2 me vlerë 5 mln lekë me adresë në Perash, Shkodër.

Apartamenti është blerë me kredi. Apartament banimi me sipërfaqe 60 m2. Me adresë lagja “Vasil Shanto”, Shkodër.

Shtesë në apartamentin në lagjen “Vasil Shanto” me sipërfaqe 9 m2. Shtesa është në proces legalizimi.

DSIK ka sjellë raport për Arta Markun ku thotë se është e përshtatshme, nuk ka asnjë problem.

Artikulli paraprakSHKODËR/ MBLEDHJA E 2 QEVERIVE, RAMA: DO ZGJEROJMË BASHKËPUNIMIN, INVESTIME TË PËRBASHKËTA E ZHVILLIM TË TURIZMIT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI MALAZEZ: NË SHKODËR JAM SI NË SHTËPINË TIME