Përtej premtimeve dhe projekteve për pastrimin e qytetit , realiteti vazhdon të mbetët i zymtë në qytetin e Shkodrës.

 

Në lagjen Kiras ,në qytetin e Shkodrës situata e mbeturinave mbetet një problem i pa zgjidhur.

 

Duke nisur nga pjesa e unazës perendimore e deri në afërsi të Zooteknikës syri të shikon mbetje të shumta.

 

Grumbuj me mbeturina ,kazanë të papastruar prej ditësh , kjo është pamja që ofron kjo rrugë në qytetin tonë .

 

Një muaj më parë përgjegjësi i shërbimeve publike në bashkinë Shkodër Fatbardh Kuci bëri një deklaratë ku u shpreh se firmat e pastrimit do të angazhohen për të kryer pastrimin e mbetjeve 2 herë përgjatë ditës, ndërsa realiteti paraqitet krejt ndryshe.

 

Dekompozimi i mbetjeve mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve infektive. Prezenca e këtyre mbeturinave në lagjen “Kiras”, krijon një shqetësim për banorët .

 

Prezenca e mbetjeve urbane ne periferi të qytetit të Shkodrës tregon mos menaxhimin si duhet të pastrimit të mbeturinave ne zona periferike.

 

Disa herë është apeluar që të mbahet pastër ambjenti, por sërish situata e mbeturinave ka degraduar duke bërë që menaxhimi i tyre të jetë sfidë për Bashkinë Shkodër.

 

Artikulli paraprakFSHATI PREKAL, VUAN MUNGESËN E SISTEMIN VADITËS
Artikulli tjetër2 TË VDEKUR E 2 TË PLAGOSUR NË MILOT – FUSHË KRUJË