Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një operacion të mirëdetajuar nga shtatë shqiptarë që kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.

Nëse do t’ja dilnin ta përmbyllnin me sukses këtë operacion,  duke cituar mediat lokale në Lids, ata sipas policisë do të përfitonin plot 500.000 stërlina e konvertuar në lek 685.000.000 milionë lekë.

M. Shehu, 29, vjec u dënua me 3 vite burg.
B. Trota, 34, vjec u dënua me 4 vite e 3 muaj burg.
D. Dida, 41 vjec u dënua 1 vit e 6 muaj burg.
R. Duraku, 36, vjec u dënua me 2 vite

R. Papdeja, 21 vjec, E. Gjuta, 30 vjec dhe A.Gjuta, 21, vjec u dënuan respektivisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Në pesë shtëpi të marra me qira përmes dokumenteve të falsifikuara, policia gjeti 347 vazo me kanabis gati për korrje, si dhe 529 fidanë të gatshëm për mbledhje.

Artikulli paraprakQELITË SPECIALE PËR IZOLIMIN E MAFIOZËVE, BURGJET KU PO PËRGATITEN
Artikulli tjetërNJËSIA SPECIALE ANTIKRIM, LAMALLARI: ENFAST DO NDJEKË 50 PERSONA NË KËRKIM