Salla është bosh. Askush nuk ka shfaqur interes për të ardhur në dëgjesën e kësaj radhe në Këshillin Bashkiak.

Që në datën 06 qershor, Këshilli Bashkiak ka bërë njoftimin në ëeb faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, megjithatë, siç duket, edhe kësaj radhe ka dështuar këshillimi me publikun për miratimin e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2019-2021 për Bashkinë Shkodër.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjesat publike nuk realizohen nga Bashkia Shkodër. Pavarësisht njoftimit të dhënë gati një javë më parë, askush nuk ishte i interesuar për këtë dëgjesë.

Ashtu si edhe dëgjesa publike për taksat, tarifat vendore, menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane, sërish interesi është minimal.

Vetëm pak kohë më parë “Intelektualët e Rinj, Shpresë”, publikoi një raport për dëgjesat publike, ndërsa janë vënë re dy problematik, mungesa e koordinatorit për njoftimet dhe konsultimet publike dhe mosrespektimi i afateve.

 

Artikulli paraprakI NXEHTI, SHTOHEN RASTET NË KARDIOLOGJI
Artikulli tjetërPLAZHET E LEZHËS PA KULLA VROJTIMI