PRESIDENTJA KOSOVARE TAKOHET ME SHEFEN E DIPLOMACISË SË BE-së
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë.

Kështu kanë theksuar sot presidentja e Republikes se Kosoves, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, gjatë një takimi te zhvilluar në Austri, ku po marrinë pjesë në punimet e forumit Evropian Alpbach.
Ne kete forum merr pjese edhe presidenti I Shqiperise, Bujar Nishani.
Sipas një njoftimi të Presidencës kosovare, të dy personalitetet kanë biseduar për perspektivën europiane të Kosovës dhe rajonit, si dhe procesin e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Catherine Ashton deklaroi se Ballkani, përfshirë Kosovën, ka shënuar përparime në vitet e fundit, por duhet ende punë për të përmbushur standardet e kërkuara në procesin e integrimit. Ajo tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do te vazhdojë me takimin e ardhshem me 4 shtator ne Bruksel.