Artistë të mirënjohur të “Shkodra Jazz Festival” të cilët janë gjithnjë të pranishëm tregojnë eksperiencat e tyre në këtë aktivitet artistik e kulturor. Këngëtarja vokaliste Evi Mair e cila mori pjesë në dy koncertet e zhvilluara në Tiranë ka bërë leksione individuale me këngëtarët e rinj të “Rrok Academy” që është pjesë e “Shkodra Jazz Festival”. Mair tregon se pjesëmarrja në këtë aktivitet është një surprizë e bukur.

Gaetona Fasano është baterist i cili ka dhënë leksione për baterinë dhe ritmin individual me të rinjtë e “Rrok Academy” të cilët kanë mundur të përfitojnë nga eksperienca e tij.
Davide Liberti është një instrumentist i basit i cili gjithashtu është bërë pjesë e leksioneve me të rinjtë e “Rrok Academy”.

Tashmë në vazhdimësi artistët shqiptar dhe të huajt që janë pjesë e “Shkodra Jazz Festival” dhe “Rrok Academy” do të kenë një sërë aktivitetesh të tjera deri në fund të muajit gusht duke e pasuruar edhe më shumë me koncerte por edhe dokumentare e promovime librash.

Artikulli paraprakVRASJA DJE NE SHKODER, ARRESTOHET STJUART SMAKAJ
Artikulli tjetërARRESTIMI I STJUART SMAKAJ, POLICIA JEP DETAJE