Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Presidentit amerikan, Barak Obama që të arrestojë dhe ekstradojë drejt Turqisë klerikun e njohur mysliman Fetullah Gylen.

Kreu i Shtetit turk e akuzon Gylenin se qëndron pas grushtit të shtetit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, 15 korrik në Turqi, grusht shteti i cili dështoi. “Në qoftë se SHBA dhe Turqia janë vërtetë aleatë strategjikë, atëherë Presidenti amerikan duhet të depërtojë Gylenin”, tha Erdogan. Deklaratat e tij u bënë gjatë një manifestimi në Stamboll përpara mijërave qytetarëve të thirrur nga partia në pushtet AK. Nga grushti i shtetit i zhvilluar mbrëmjen e shkuar, 2.800 persona në radhët e ushtrisë janë arrestuar dhe arrestime të tjera priten anë e mbanë Turqisë. Grushti la pas edhe 265 persona të vdekur, shumica prej të cilëve në radhët e civilëve. Imami që predikon dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor jeton prej gati dy dekadash në Pensilvaninë Qendrore pas largimit të detyrueshëm nga Turqia, ndërsa kërkesat për ekstradimin e tij janë bërë edhe më herët nga qeveria turke. Ajo e akuzon Gylenin për krijimin e “shtetit paralel”, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga kleriku. Gylen dënoi edhe grushtin e shtetit të zhvilluar mbrëmjen e shkuar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON ME DEÇIÇIN, CUNGU: I PAKËNAQUR ME LOJTARËT NË PROVË
Artikulli tjetërMERKATO E VARFËR, “FRANCË 2016” NUK NDIKOI NË LËVIZJET E LOJTARËVE