Këtë të premte, në pedonalen Kolë Idromeno në qytetin e Shkodrës , organizata “Operazione Colomba” zhvilloi aktivitetin e radhës kundër gjakmarrjes. Sipas Nadia Cadrobbi, koordinatore të kësaj organizate, shifrat janë alarmante në 3 muajt e fundit.

Sipas Nadia Cadrobbi, situata aktuale ka nevoje për angazhimin e gjithë shoqërisë në luftën kundër gjakmarrjes.

Organizata Operazione Colomba vazhdimisht zhvillon aktivitete kundër gjakmarrjes me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë që statistikat e viktimave të gjakmarrjes shtohen dita – ditës, institucionet përgjegjëse nuk marrin masat e duhura për zhdukjen e këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare.

Artikulli paraprakADEMI: KEMI RRITUR INVESTIMET NË UJËSJELLËSA
Artikulli tjetërNESËR KONGRESI I PS: ERION VELIAJ KONFIRMOHET PËR TIRANËN, DO JETË DHE FATOS NANO