Gjyqtarët shkelin Kushtetutën vendimet pa publik dhe kamera

Në gjykatat shqiptare prej më shumë se 1 viti shkelet neni 146 i Kushtetutës duke dhënë vendime jashtë syrit të publikut dhe medias. Referuar nenit 146 të Kushtetutës së re miratuar më 21 korrik 2016, gjykatat duhet ti japin vendimet në emër të Republikës dhe vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast. Por në realitet ndodh e kundërta, pasi aksesi i publikut është i kufizuar dhe mbetet në dëshirën subjektive të çdo gjyqtari. Pika 2 e nenit 146 i detyron gjykatat dhe gjyqtarët ti shpallin publikisht vendimet e tyre. Sipas këtij neni çdo seancë për shpallje vendimi është publike, mund të ndiqet nga publiku, gazetarët dhe kamerat. Ky detyrim ligjor dhe kushtetues në fuqi prej 2016-ës, pas ndryshimeve në reformën në drejtësi respektohet thuajse 1 në 100 raste. Publiku, mediat dhe kamerat mund të ndjekin një seancë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk munden ta ndjekin kurrë një seancë me kamera në Gjykatën e Lartë dhe atë të apelit pranë Krimeve të Rënda. Ndërkohë gjykata e Tiranës, e Krimeve të Rënda dhe Apeli i Tiranës e respektojnë këtë detyrim kushtetues në aq pak raste sa gjyqtarët që nuk kanë probleme të zhvillojnë një seancë me dyer të hapura janë jo më shumë se 10. Një tjetër detyrim i gjyqtarëve është publikimi në faqet zyrtare të gjykatave të vendimeve, por edhe kjo nuk ndodh dhe prej më shumë se 5 muaj gjykata e Tiranës i ka bllokuar aksesin gazetarëve duke argumentuar se nuk i lë komisioneri i ruajties së të dhënave personale.

Artikulli paraprakMBYLLEN SOT REGJISTRIMET PËR GARËN NË PD, BASHA DORËZON KËRKESËN
Artikulli tjetërARRESTOHET “MBRETI I KOKAINËS” TMERROI POLICINË PLOT 30 VITE