I mori 75 mijë euro italianit policia procedon ne gjendje te lire  Eduard Ndocajn

Policia ka proceduar në gjedje të lirë ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj i njohur me nofkën “kaubojsi” me akuzën e mashtrimit. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Ndocaj është kallëzuar nga një shtetas italian, partneri i tij në biznes i cili ka deklaruar në polici se Ndocaj e ka mashtruar dhe i ka marrë 75 mijë euro duke i premtuar investimin në një projekt gazjellësit. Ndocaj ka tentuar të largohet në drejtim të Italisë kur është ndaluar nga policia e Durrësit në port. Por me vendim të Prokurorit, Ndocaj është lënë në gjendje të lirë. Gjithashtu Ndocaj akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”. Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET RRJETI I PROSTITUCIONIT, PRANGA 3 SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërTRITOL AUTOMJETIT TË INSPEKTORES SË DAR