Ishte dita e së vërtetës për nxënësin e ri, i cili pavarësisht se kishte studiuar nuk kishte arritur t’i kalonte provimet.

Menjëherë pas zbulimit të situatës, babai i djalit një 53-vjeçar nga Shqipëria, ka shkuar në shkollë dhe ka dhunuar profesorin, shkruan një media italiane. I nxitur nga inati shqiptari ka ofenduar dhe goditur në të njëjtën kohë mësuesin italian.

Ka qenë vetë djali i tij, ai që i ka ndarë duke mbajtur edhe babanë e nxehur. Më pas të pranishmit kanë lajmëruar forcat e rendit. Tani shqiptari duhet të përballet me akuzën e kërcënimit publik, duke qenë se mësuesi ishte në punë.

Artikulli paraprakTRE TË PLAGOSUR ME THIKË NË TRE QYTETE TE NDRYSHME
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT, RËNDË NJË SHQIPTAR