Një 50 vjeçar i njohur me probleme mendore në Elbasan plagosi me gërshërë tre efektivë policie gjatë tentativës për ta arrestuar për një grabitje që kishte kryer mëngjesin e kësaj të hëne.

Autori Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, u bëri rezistencë efektivëve të Policisë me gërshërët që përdorte për punimin e thuprave. Policët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 50 vjeçari u ndalua.

Tre efektivë të Policisë së Elbasanit mbetën të plagosur lehtë gjatë aksionit për arrestimin e autorit e grabitjes me forcë të një dyqani.

Autori është Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, i njohur në zonë si person me probleme të shëndetit mendor.

Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm ai kishte hyrë në dyqan të zonës ku nën kërcënimin e një palë gërshërëve mori rreth 20 mijë lek të reja.

Pasi ka marrë njoftim një patrullë e policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe sipas njoftimit zyrtar e ka lokalizuar autorin e dyshuar pranë banesës së tij me gërshërë në dorë.

Artikulli paraprakPLAZH NË SHENGJIN…MES MBETJEVE URBANE
Artikulli tjetër8 SHQIPTARËT E ORGANIZATËS ‘UÇK E RE’ NË ITALI