Kapen 4 persona duke vjedhur transformator në një kabinë elektrike

Katër persona janë arrestuar nga policia e Matit pasi u kapën duke vjedhur një një transformator në një kabinë elektrike. Operacioni i koduar “Nata e fundit” u krye nga Komisariati i Policisë Mat. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bashkim, njësia Administrative Baz, po kryhet një vjedhje. Menjëherë nga ana e tyre është organizuar puna ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes, konkretisht në fshatin Bashkim, ku kanë konstatuar 4 shtetas duke vjedhur një Transformator të një kabine elektrike të O.SH.E.E-së, Mat”, sqaron policia. Të arrestuarit janë: Ylli Haklaj, 47 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë (i dënuar më parë) Adriatik Haklaj, 50 vjeç, banues në Kamëz Tiranë (i dënuar më parë) Blerim Tabaku, 40 vjeç, banues në Ndroq-Tiranë (i dënuar më parë) Armand Murati, 31 vjeç, banues në Kashar-Tiranë. Gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : -një automjet “Volksëagen”, me targa TR 7632 L -një kapuç (maskë ngjyrë e zezë) -një palë doreza -gërshërë metalike -shkop druri (rreth të cilit mbështillet tel në formë të çrregullt). “Si rezultat i punës së bërë nga shërbimet e policisë dyshohet se shtetasit e mësipërm janë autorë të vjedhjes së një transformatori tjetër në një kabine elektrike, ngjarje e ndodhur me datë 10.06.2017, në vendin e quajtur Dush i Kuq-Klos”, thotë policia. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134, 22, 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakROGER, MREKULLIA E 8, FITON TURNEUN E WIMBLEDON
Artikulli tjetërARRESTOHET VËLLAI I PRESIDENTIT TË IRANIT