BAZHDARI: KEMI GATI PROJEKTET PËR TI DHËNË FRYMËMARRJE KËSAJ ZONE TË HARRUAR. Kadidatja e mazhorances per bashkine e Shkodres Keti Bazhdari ka marre sigurine e bashkepunimit afatgjate me banoret e komunes se Shales pas takimeve te perzemerta dhe bisedave me ta.Nen shoqerine e nje grupi turistesh italiane te apasionuar pas guidave te Rally, zonja Bazhdari ka bere ndalesen e pare ne Breg Lumi, pikerisht ne qendren e komunes.

Perpara banoreve te shumte te pranishem ne takim ajo ka bere present programin e saj te zhvillimit per kete zone duke vene theksin tek nevoja emergjente e ndertimit te rruges se re te Dukagjinit si dhe projektet per ti dhene frymemarrje kesaj zone teresisht te harruar ne vite. Banoret e Breg Lumit dhe te zonave perreth kane dhene mbeshtetje per kandidaten Bazhdari duke e konsideruar tashme si kryetare te bashkise se Shkodres: Etapa e dyte e takimeve te zonjes Bazhdari ka qene parku kombetar I Thethit ku eshte pritur nga banore dhe pronare te hoteleve dhe bujtinave karakteristike te zones. Ne takim kandidatja socialiste ka garantuar per vemendjen e vecante qe do ti jepet kesaj perle te alpeve Shqiptare e cila nga 21 Qershori do te jete nen administrimin e bashkise se Shkodres. Ne takimet e zhvilluara ra ne sy interesi I madh I treguar nga banoret per te ndryshuar sa me pare situaten ne zonen e Shales e cila konsiderohet si nje nga me te varfrat dhe problematiket ne bashkine e re te Shkodres.

Artikulli paraprak“TRE HALLA DHE NJË TUL”
Artikulli tjetër“MARIA NDIHMETARE” PANAIR NË PEDONALE