Kosova është e papërmbajtshme! “Dardanët” kanë përmbysur Çekinë duke arritur fitoren e dytë në grupin A eliminator të Euro 2020 dhe duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve, çka i lejon skuadrës së drejtuar nga Shaland, të shndërrohet në një pretendente potenciale për të siguruar një biletë në kampionatin europian të futbollit.

Trajneri Shaland kishte bërë disa ndryshime në këtë sfidë, por gjithsesi ekipi bluverdhë ruajti balancat në katërkëndëshin e blertë dhe reagoi në mënyrë të përsosur ndonëse e pa veten shumë shpejt në disavantazh.

Në minutën e 16-të Republika Çeke kaloi në epërsi falë golit të Patrik Shik, me sulmuesin e Red Bull Lajpcingut që tregohet gjakftohtë në zonë dhe thyen Aro Muriç në shtyllën e dytë. Gjithsesi Kosova reagon mjaft shpejt dhe në minutën e 20-të, Elbasan Rashani pason mjaft mirë për Vedat Muriqin, me qendërsulmuesin e Fenerbahçes që nuk fal dhe çon topin në rrjetën e Valçik.

Çekia do ta nisë më agresive pjesën e dytë të lojës, por Kosova shumë shpejt do të gjejë mënyrën për të ndëshkuar ekipin mik. Në minutën e 66-të, i sapofuturi në fushë Valon Berisha, harkon nga këndorja për Vojvodën e pamarkuar në zonë dhe mbrojtësi, gjuan saktë duke befasuar Valçik dhe duke çuar peshë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Do të përfundojë me këtë rezultat, një fitore që lejon Kosovën të lërë pas shpine një rival direkt si Çekia dhe të shkëputet mjaft nga dyshja Mali i Zi, Bullgari. Një hap shumë i rëndësishëm për kombëtaren kosovare e cila është shumë pranë realizimit të ëndrrës për një kualifikim të mundshëm.

Vershëllima e trefishtë e arbitrit sinjalizon një trepikësh historik, që e ngjit Kosovën në vendin e parë pas 4 ndeshjesh me 8 pikë, 2 më shumë se Anglia e vendit të dytë që ka dy ndeshje më pak dhe më të cilën Kosova do të përballet të martën në Southampton.

Kjo paraqitje që po bën Kosova është një leksion mjaft i mirë edhe për fedetaratën shqiptare të futbollit dhe kombëtaren shqiptare se si mund të arrihet të jesh një ekip i suksesshëm.

Në një kohë kur Kosova po shkëlqen të paktën prej dy vitesh me radhë, Shqipëria po vuan që pas largimit të De Biazit duke mos arritur të organizohet më siç duhet.

Artikulli paraprakFRANCA “FSHIN” SHQIPËRINË, ‘GJELAT’ FITOJNË 4-1
Artikulli tjetërSHKODËR, VLLAZNIA FITON 2-0 MIQËSOREN ME VELEÇIKUN