KY INSTITUCION DO TË MBËSHTESË NJËSITË VENDORE NË PRAG TË ZGJEDHJEVE . Në prag të zgjedhjeve lokale qeveria ka krijuar agjencinë për zbatimin e reformës territoriale. Në mbledhjen e sotme të qeverisë e drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama,

është vendosur krijimi i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, AZRT, si institucion publik qendror, dhe në  varësi të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.AZRT-ja ka si mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në nivel vendor, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale. AZRT-ja ka si qëllim mundësimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha masave, proceseve dhe mbështetjes administrative deri në arritjen e funksionalitetit të plotë të 61 bashkive të reja. Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale i propozon ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore hartimin dhe iniciimin e projektvendimeve për përdorimin e këtij fondi për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.AZRT-ja ka gjithsej 12 punonjës. Organigrama dhe struktura e AZRT-së përcaktohen me urdhër të Kryeministrit. AZRT-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie. Drejtori i Përgjithshëm i AZRT-së emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të kësaj agjencie rregullohen me Kodin e Punës. Ata emërohen, lirohen ose shkarkohen nga drejtori i Përgjithshëm, me miratimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Artikulli paraprakBUXHETI, 2015-ta VIT I VËSHTIRË PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërBASHKIA LARGON KABLLOT, DËMTOHET RËNDË BIZNESI