Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në “Rai 1” me gazetarin Bruno Vespa.Përballë një paneli të ftuarish, Rama ka folur për situatën politike.

“Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit“, ka thënë kryeministri Rama.

“Sot sjellim një shkëmbim ekonomik e tregtar me Itali, prej 2.6 miliard euro në vit. Shqipëria eksporton 1,2 miliard euro në Itali“, është shprehur kryeministri Rama.

“Çka shihni në këto imazhe të forta është vetëm një perimetër i vogël i Tiranës“, tha Rama referuar protestave të opozitës.

Kryeministri u shpreh ndër të tjera se qeveria e tij ka luftuar kanabisin, siç e tha edhe Raporti i Guardia Di Finanza.

I pyetur nga gazetari Vespa se nëse është Shqipëria Kolumbia e Evropës, Rama përgjigjet:

“Në vitin 2013 ishin 400 mijë ha me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 ha, sipas burimeve të Guardia di Finanzës”

“Nuk duhet folur keq për Shqipërinë në një gjuhë të huaj“, thotë Rama.
Në panelin e të ftuarëve në emision është edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

Duke folur për imazhin e Shqipërisë, Tare ka cituar edhe tenorin e famashëm Sajmir Pirgu në lidhje me atë që ai u shpreh se i duheshin 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur. (duke ju referuar dhunës në protestat e opozitës kundër qeverisë).

Igli Tare: Mendoj se opozita duhet të kthehet në parlament për t‘i zgjidhur problemet. Jemi një popull i vogël, një popull pro europian por duhet të jemi të shumë të kujdesshëm për imazhin e vendit tonë.

Problemet që kemi duhet që t‘i zgjidhim vetë. Ne bëjmë detyrën tonë në perëndim, por duhet që të gjithë të angazhohemi për të përmisuar imazhin e Shqipërisë nëpër Botë.

Artikulli paraprakBASHA TAKON ZV/AMBASADOREN E SHBA-ve MOSES ONES
Artikulli tjetërSHKODËR, MUAJI I FRANKOFONISË NIS ME BARAZINË GJINORE