SHKËLQEN MESSI REALIZON NJË SUPERGOL, NEYMAR MBYLL GOLEADEN. Barcelona shkëlqen ne finalen e Kupës së Mbretit ku arrinë të fitojë 3-1 ndaj Atletico Bilbaos. Një tjetër shfaqje fantastike e ofruar nga të besuarit e Luis Enriques, të cilët kaluan në avantazh falë një supergoli të “pleshtit” argjentinas, madje dominuan në çdo aspekt ndeshjen të paktën për 60 minutat e para.

Festë edhe për Neymar, i cili siguron kështu trofeun e “golashënuesit më të mirë” të turneut, me 7 gola, edhe pse në kuotë të barabartë me Iago Aspas. Në fund, edhe një gol “nderi” për baskët e Athletic Bilbaos, nga Ëilliams. I njëjti formacion që zbriti në “Camp Nou” pritet me shumë mundësi të zbresë edhe në Berlin, të shtunën e ardhshme kundër Juventusit, përfshi edhe Suarezin, i cili mori “ok”-in e mjekëve pas problemeve muskulare të 10 ditëve të fundit. Në fund, edhe një “shqetësim” për katalanasit, pasi Iniesta u duk i shqetësuar nga një problem muskular, ndaj dhe Enrique e zëvendësoi si masë përkujdesjeje duke aktivizuar Xavin, në atë që shënoi edhe ndeshjen e tij të fundit në “Camp Nou”-n aq shumë të dashur, përpara lamtumirës së deklaruar më herët.