Një sasi prej 510 kg marijuanë është sekuestruar në kuadër të një operacioni të përbashkët midis policisë shqiptare dhe Guardia di Finanzas italiane.

Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar me iniciale A.M, i cili ka udhëtuar me mjetin e tij gomone në një mot shumë të keq në drejtim të Italisë për të trafikuar sasinë e konsiderueshme të drogës. “Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, sqaron policia. “Me gjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë ‘rrjetën’ e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë”, sqaron policia. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Artikulli paraprakSHKODËR VIHET NË PRANGA 37 VJEÇARI
Artikulli tjetërFSHATI KU TRASHËSIA E DËBORËS KA ARRITUR NE 50 CM