Informacion paraprak Me datë 08.01.2017, rreth orës 08.40, në lagjën “Perash” Shkodër në një dyqan ka shpërthyer një bombul gazi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se nga shpërthimi i një bombule gazi është djegur dyqani dhe ka marrë dëmtime të lehta shitësi, shtetasi A.A. 58 vjeç, banues në Shkodër, i cili u dërgua në spitalin rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjithashtu u bë e mundur fikja e zjarrit nga shërbimet zjarrfikës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPENSIONET/ JA SI NDRYSHON MOSHA DHE VJETËRSIA PËR BURRAT E GRATË KËTË VIT
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 1.8 GR HEROINE , NË PRANGA NJË SHTETAS