Kryeministri Edi Rama pranon kërkesën e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha që hapja e listave dhe cështja e koalicioneve parazgjedhore të diskutohet në Këshillin Politik, ku faktor të jetë edhe opozita jashtë parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shpreh gatishmërinë që këtë herë të shkojë vetë në Këshillin Politik, ndërsa shton se nëse vjen edhe Lulzim Basha me Ilir Metën do të jetë edhe më mirë. Për tryezën, kreu i shumicës shprehet se është gati që të hënën, ndërsa kërkon që përveç kreut të shtetit dhe opozitës jashtë parlamentit të jetë edhe opozita brenda parlamentit.

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim.

Gati që të hënën! PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!” shkruan Rama.

Nisma për listat e hapura dhe koalicionet u depozitua në Kuvend nga opozita parlamentare dhe u mbështet nga shumica socialiste, por PD kërcënoi me desatbilitet dhe Presidenti Ilir Meta me mosnjohje të kryeministrit që do të dalë nga zgjedhjet e 2021.

Pakti i 5 Qershorit dhe nisma për ndryshimet kushtetuese janë dy drafte të ndryshme u shpreh Edi Rama, të cilat do të miratohen në Kuvend në 30 korrik, por tashmë loja u hap, pasi pranoi që listat dhe koalicionet të diskutohen në Këshillin Politik.

Artikulli paraprakPEDONALJA, QYTETARËT: RREZIKOHEMI NGA MOTORÇIKLETAT
Artikulli tjetërSCHURRLE I JEP FUND FUTBOLLIT, PENSIONOHET NË MOSHËN 29- VJEÇARE: JAM GATI DHE I HAPUR PËR MUNDËSITË E REJA