Marrëveshja me Bashën, Rama: I duhet vendit

Kryeministri Rama ka përsëritur në studion e “Top Story” se marrëveshja e arritur mes tij dhe kryetarit të opozitës para zgjedhjeve të 25 qershorit, nuk duhet të jetë marrëveshje mes tij dhe Bashës, por një marrëveshje që i duhet vendit për të ecur përpara. “Ajo që unë dua të përsëris që marrëveshja nuk është marrëveshje, nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Marrëveshja në këndvështrimin tim i duhet këtij vendi për të hyrë me një shpejtësi të re në raport me ambiciet dhe nevojat që kanë njerëzit e këtij vendi. Është një marrëveshje, ku të gjitha palët vetëm fitojnë dhe asnjë palë nuk humbet”, u shpreh Rama. Ndërkohë, sipas tij, nga konflikti, sherri, fyerjet dhe sharjet Shqipëria humbet dhe mes palëve humbet më shumë ai që i fryn më shumë asaj politike. “25 qershori e tregoi që nuk japin shqiptarët votë me atë lloj politike. Nëse do të nisesha nga interesi i ngushtë politik, kjo do të ishte gjëja më mirë që të kishim përballë një opozitë që vetëm shan dhe vetëm hedh mllef e helm, që është komplet jashtë realitetit të shqetësimeve reale të shqiptarëve. Nuk ka shans që njerëzit të vënë gishtin dhe të thonë që këta na duhen për të qeverisur”, tha Rama.

Artikulli paraprakZJARRI DJEG ARKIVËN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË PRONAVE
Artikulli tjetërBASHA: SALI BERISHA ËSHTË SHKOLLA MË E MIRË POLITIKE PËR NE DHE PËR EDI RAMËN