Masakroi grekun me sëpatë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari

Kapet pas 14 vitesh nga policia greke një 35 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003, ku shqiptari vrau me sëpatë një biznesmen grek. Pas ngjarjes shqiptari u arratis nga Greqia. Një jetë të tërë shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga mediat greke, i kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, siç shkruan gazeta greke “Protothema”. Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35 vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit, i akuzuar për vepren penale “Vrasje me dashje”, “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “për drogë”. Shqiptari 35 – vjeçar nga Delvinaqi do të transferohet për gjykim në Tripoli.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT EKSTREME,LIQENET E HEC DREJT THARJES
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KE, JUNCKER: BALLKANI S’DUHET ANËTARËSUAR SHPEJT NË BE