Në kuadër të ditës botërore të muzikës shoqata miqtë e muzikës “Rozafa Expression” organizuan një mbrëmje kulturore në qendrën e këndimit koral në sallën “Marianne Graf”.

“Viva la Musica” titullohej koncerti tradicional I cili shënon plot 9 vitë që zhvillohet në qytetin e shkodrës.

Maestro Zef Çoba foli rreth organizimit të kësaj mbremje, si dhe nuk la pa përmendur dhe surprizat që do të ketë koncerti i vitit që përkon me 20 vjetorin e krijimit të shoqatës.

Për anëtaret e korit është një kënaqësi dhe eksperiencë e bukur të jenë pjesë e shoqatës “Rozafa expression”.

Pjesëmarrës në këtë event kulturor ishin figura të njohura të qytetit të Shkodrës. Repertori i këtij koncerti ishte i pasur me pjesë muzikore shkodrane por edhe më gjerë.

Në fund koncerti u përmbyll me këngën tradicionale “Viva la Musica”.

 

Artikulli paraprakCEREMONI DIPLOMIMI NË “PETER MAHRINGER”
Artikulli tjetërINAGUROHEN DY ÇEZMA NË XHAMINË “EBU BEKËR”